EGJIPT, 23 mars 2013 – Emad al Malalha, 21 vjeç, dhe Manal Abu Shanar, 17 vjeç, ishin të vendosur që të martoheshin.

Por problemi i vetëm ishte se ajo është palestineze dhe jeton në Rripin e Gazës dhe ai është egjiptian. Autoritetet kufitare nuk i kanë dhënë asaj një leje për të kaluar kufirin.

Atëherë 17- vjeçari vendosi që të përdorë një nga tunelet që lidh Gazën me Egjiptin, për të shkuar për të marrë të fejuarën e tij dhe për t’u martuar.

Tunele të tilla përdoren për trafiqe.

Kufiri mes Gazës dhe Egjiptit është mbyllur që prej vitit 1994.