Dy fëmijë të veteranëve të Luftës Civile Amerikane vazhdojnë akoma të marrin pension për shërbimin e prindërve të tyre, pavarësisht se konflikti ka mbaruar thuajse 150 vite më parë.
Secili prej tyre merr një pension prej 876 dollarësh në vit.
Lufta Civile Amerikane përfundoi më 12 prill 1865 me dorëzimin e Ushtrisë së Konfederatës, duke i dhënë fund një prej betejave më të përgjakura në tokën amerikane.
Emrat e personave që marrin pension nuk janë bërë të ditur për arsye privacie.
Të dy mendohet se janë në shëndet të mirë.
Veterani i fundit i Luftës Civile, Albert Woolson, ishte 109 vjeç kur vdiq në vitin 1956.
Ndërkohë që vejusha më e vjetër e Luftës Civile ishte Gertrude Janeway, që vdiq në vitin 2003 në moshën 93- vjeçare.
Janeway u martua me të shoqin, John, kur ai ishte 81 vjeç dhe ajo vetëm 18 vjeç. Gertrude mori rregullisht një pension prej 70 dollarë në muaj.





