Ai ka nisur të të pëlqejë shumë, madje po dashurohesh pas tij. Por për të në fakt, e gjitha kjo, është vetëm seks. Prandaj, ka ardhur momenti që të dish sesi ta kuptosh këtë situatë dhe të mos biesh aspak pre e saj.

1.         Ta ka thënë që në fillim

Ai ka qenë i qartë, që në fillim. Duke ju thënë se nuk sheh me ju aspak një marrëdhënie serioze, por vetëm një argëtim. Madje momental. Prandaj jeni duke gabuar nëse mendoni, se me kalimin e kohës, ai do të ndërrojë patjetër mendje. Sepse në të shumtën e rasteve, kjo situatë nuk ndryshon aspak. Edhe pas vitesh madje.

2.         Nuk ju telefonon më pas

Ditën, pasi keni pasur marrëdhënie seksuale me të, siç ndodh me shumicën e femrave, ju jeni duke pritur një telefonatë prej tij. Por ajo nuk ka për të mbërritur. Dhe kjo do të thotë që ju nuk i interesoni fare.

3.         Ju mban të fshehur

Gjithmonë krijon mashtrime dhe situata të tilla, që të mos u prezantojë me askënd dhe t’ju mbajë të fshehur nga të gjithë. Ai e bën këtë për vetëm faktin e thjeshtë, sepse nuk dëshiron që të shihet rrotull me ju.

4.         Ju ka ngritur kurth

Nëse keni shkuar në shtrat me të, vetëm sepse ai ju ka ngritur një kurth, ndalojeni veten tuaj që kjo gjë të ndodhë përsëri. Pasi ai nuk ka asgjë serioze me ju.

5.         Ju mban si zëvendësuese

Nëse një mbrëmje, atij i dështon plani për të dalë me miqtë e tij, apo i dështon ndonjë takim pune dhe ju merr direkt në telefon, nuk duhet të bëni gabimin t’i shkoni. Pasi, nuk ju merr seriozisht dhe ju mban vetëm si zëvendësuese të momenteve të tij boshe.

6.         Bën sikur s’ka ndodhur asgjë

Nëse pas natës suaj të nxehtë seksi e gjeni rastësisht në ndonjë ambient miqsh, në ndonjë lokal apo qoftë edhe në rrugë, e ai bën sikur s’ka ndodhur asgjë mes jush, ta dini se nuk ka shenjë më të qartë për t’ju treguar se ka qenë vetëm një natë e tillë dhe aspak një ndjenjë dashurie.