PEKIN, 21 mars 2013 – Ylli britanik i futbollit Dejvid Bekam (David Beckham) si dhe ambasador për Superligën kineze, mbërriti më 20 mars 2013 në Pekin së bashku me bashkëshorten e tij Viktoria, ish-pjesëtare e grupit "Spice Girls".
Gjatë ditëve të ardhshme ai do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh për promovimin e futbollit, njoftoi Radioja e Jashtme e Kinës.
Pasi u caktua si ambasador për Superligën kineze Bekam u shpreh se futbolli është një sport i rëndësishëm dhe i ndjekur nga mbarë bota, duke shtuar se është ndjerë i nderuar nga misioni që i është ngarkuar për të promovuar futbollin e Kinës.
Çifti Bekam do të përfundojë vizitën e tij në Kinë më 25 mars.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





