ROME, 21 mars 2013 – Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur paraditen e të martës (19 mars) në Alba Servizi, ndërmarrje në zonën industriale të Fossalta-s. Një nga pronarët e drejtuesit e ndërmarrjes, Elton Vasha, 35 vjeç nga Durrësi, prej vitesh rezident në Portogruaro të Venecias ka rënë nga çatia e një kapanoni, ku po bënte fotografi të nevojshme për ristrukturimin.
Çatia është shembur dhe Vasha ka rënë nga 7 metra lartësi. Ai është çuar menjëherë me helikopter në spitalin Dell’Angelo të Mestres ku mjekët janë shprehur se nuk rrezikon jetën, edhe pse ka marrë fraktura dhe trauma të rënda në gjoks.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





