TIRANË, 21 mars 2013 – Edhe policia shkencore shqiptare me teknologjitë e fundit për zbulimin e krimeve.

Buxheti i shtetit i ka akorduar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mjete të konsiderueshme financiare për modernizimin e laboratorit të policisë shkencore.

Këto ditë zhvillohen procedurat e prokurimit për disa pajisje me vlerë rreth 23 milionë lekë për:

–         Valixhe gjurmësh për vendngjarje dhe valixhe universale kriminalistike, me fond 3 166 667 lekë.

–         Aparate fotografike digjitale me fond 7 800 000 lekë.

–         Mikroskop stereoskopik binokular për balistikën me gjithë aksesorë me fond583 333 lekë.

–         Pajisje për zhvillimin e gjurmëve papilare me ninhidrinë dhe DFO me fond 4 166 667 lekë.

–         Materiale konsumi për ADN me fond 5 291 667 lekë.

–         Shërbim mirëmbajtjeje teknike të pajisjeve të kondicionimit dhe kabineteve të sistemit Datacom me fond 1 890 000 lekë.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/