GJERMANI, 21 mars 2013 – Hajdutët kanë zbuluar dhe po vënë në praktikë një mënyrë të re për të vjedhur kamionët, ndërsa këta të fundit janë në udhëtim.
Videoja e mëposhtme iu tregon sesi funksionon.
Policia gjermane bën të ditur se në 5 muajt e fundit janë grabitur në autostradë 46 kamionë. Megjithëse kamioni është duke ecur në autostradë me shpejtësi të plotë, hajdutët arrijnë të ngjiten në të dhe të grabisin gjithë mallin që ndodhet aty.
Deri tani dëmi material që u është shkaktuar kamionëve të grabitur llogaritet në 250 mijë euro.





