TIRANË, 21 mars 2013 – Bashkëpunimi me Austrinë në fushën e mbrojtjes është bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në tetor 1993 nga ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve, njofton Ministria e Mbrojtjes pas një takimi më 20 mars 2013 të kreut të këtij dikasteri Arben Imami me atasheun ushtarak të Austrisë gjeneral brigade Roman Fisher (Fischer).
Ushtria austriake financon:
· kurse të përgatitjes malore;
· kurse PFP; kurse të gjuhës angleze dhe gjermane;
· bisedime në nivel ekspertësh për përgatitjen e njësive të këmbësorisë malore;
· bisedime në nivel ekspertësh për politikat e jashtme dhe bashkëpunimin rajonal;
· kurse EOD (AME);
· kurse për bashkëpunimin Civilo-Ushtarak (CIMIC);
· kurse të operacioneve psikologjike për në misionet paqeruajtëse.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka iniciuar dhe zhvillimin e bisedimeve për mundësinë e arsimimit të studentëve shqiptarë në akademitë ushtarake të Austrisë.
Për vitin 2013 është nënshkruar plani i bashkëpunimit dypalësh, nga i cili deri më tani janë realizuar 3 aktivitete “Kursi Dimëror i Përgatitjes Malore”, “Takim ekspertësh mbi edukimin e kadetëve shqiptare në Austri” dhe faza e parë e “Kursit mbi ligjin ndërkombëtar për këshilltarët ligjorë ushtarakë”.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





