TIRANË, 21 mars 2013- Një makinë policie është përplasur sot rreth orës 12:00 me një furgon mallrash. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “Kongresi i Lushnjes” pak metra larg komisariatit nr. 2 të policisë. 

Mjeti i policisë mësohet se po shkonte të merrte një fëmijë të braktisur, pas një telefonate të ardhur në komisariat, ndërkohë që është përplasur me furgonin me targa KO 2336 B, i cili mësohet se ishte futur kundra tabelë në rrugë. 

Për pasojë është plagosur lehtë njëri prej efektivëve që udhëtonte në mjetin e policisë me targë 2200. 

Mësohet se drejtuesi i furgonit është ndaluar, ndërkohë që hetimet në vendngjarje vijojnë.