TIRANË, 21 mars 2013- Vonesa 3 mujore në miratimin e rregullores së KQZ ka bërë që kreu i prezencës së Bashkimit Evropian Ettore Sequi i shoqëruar edhe nga ambasadorë të BE-së të zhvillojne një takim me kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi dhe nënkryetarin e KQZ , Denar Biba.
Projekt-rregullorja e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka rindezur debatet mes 7 anëtarëve.
Drafti i hartuar nga ana e administratës së KQZ-së, e cila pretendon se ka marrë në konsideratë mendimet e Komisionit të Venecias, ka përplasje që në fillim, pasi Kodi Zgjedhor kërkon një rregullore të re.
Miratimi i kësaj rregulloreje kërkon një shumicë të cilësuar të votave. Që të kalojë në KQZ ai duhet të votohet nga të paktën 6 anëtarë të KQZ-së.





