Dian Dian quhet qenushja nga Kina, që ka mësuar metodën e re të ecjes

Një qenushe e lindur pa putrat e përparme, tashmë ka mësuar të ecë vetëm me… dy këmbët si njeri.

Dian Dian quhet qenushja, që ka mësuar metodën e re të ecjes, falë të zonjës së saj Cen Lan.

Dian Dian jeton në Nanning, kryeqendër e provincës kineze Guangxi dhe fillimisht lëvizte duke shtyrë trupin e saj përpara me këmbët e pasme.

Mirëpo, duke dashur të mos e shohë në vështirësi, padronia e ndihmoi të mësojë sesi të përdorë vetëm putrat e pasme.

"Përdora ushqimin për ta edukuar për të qëndruar në këmbë qoftë edhe për një sekondë – shpjegon gruaja -. Pak nga pak, Dian Dian arriti të hedhë vetë hapa përpara".