TIRANË, 21 mars 2013- Kreu i FRD-së Bamir Topi njëherësh ish president i Shqipërisë ripërsëriti edhe një herë qëndrimin që partia që ai drejton nuk do bëjë aleancë me Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, ndërkohë që u shpreh i hapur për koalicion me cdo partitë tjetër. 

Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit në një takimi me krerët e rretheve, Topi paralajmëroi se FRD për zgjedhjet e 23 qershorit do të marrë pjesë si formacion i plotë politik në të gjitha qarqet e Shqipërisë. 

“Dikush do thotë se ju e keni vendosur, jo ne nuk mund të vendosim asgjë brenda zyrave dhe me një rreth të ngushtë personash. E kemi vendosur për mosbërjen aleancë me dy partitë e vjetra, për cdo aleance tjetër do jete komunikim i brendshëm dhe kolegjialitet i plotë dhe jo vetëm i një individi. FRD për zgjedhjet e 23 qershorit do të marrë pjesë si formacion i plotë politik në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Së dyti ne jemi në zbatim të detyrimit për pjesëmarrjen e grave në lista, por e krmi pjesë të filozofisë sonë se nuk i referohemi 30%, madje e vlerësojnë figurën e gruas që përbën 50% të shoqërisë, jo vetëm për numrin por dhe rolin që ka. FRD do jetë parti e hapur ku aksesi për zonjat do jetë më i mirë se partitë e tjera”, u shpreh Topi. 

Topi tha se është në moralin politik të FRD-së që të garantojë një përfaqësi dinjitoze të interesave të qytetarëve me bindjen që FRD do të arrijë atë objektiv politik që do e cojë atë në mënyrë të padiskutueshme në vendimmarrjen parlamentare. 

AKUZAT NDAJ BERISHËS

Kreu i FRD-së gjatë takimit me krerët e rretheve nuk kursyer akuzat ndaj kryeministrit Berisha, për sulme ndaj mediave të liria, kontroll të pushtetit vendor, presionet në administratë dhe manipulim të zgjedhjeve. Topi e cilësoi kryeministrin si një person të sëmurë kronik që ka si diagnozë manipulimin e votave. 

“Të vihet puna të diskutohet pas 22 vitesh a e garantoni ju foton shqetësimi i ndërkombëtarëve tregon nëse diagnoza është vendosur. Është një njeri që vuan nga sëmundje që i përsëritet, manipulon zgjedhjet. Dhe të gjithë ata sharlatanë dhe shërbëtor dhe dalin në studio dhe krijojnë një imazh iluziv që shifrat janë këto bëjnë që shqiptarët të mos habiten kur të dalë rezultati”,, u shpreh Topi. 

Përmbytjet në vend sidomos në qarkun e Shkodrës kanë qenë objekt i sulmeve të Topit ndaj Berishës. Kreu i FRD-së akuzoi Berishën për mosmbajtje premtimesh dhe se fyen Shkodranët duke i detyruar të ngrejnë dy gishtat lart edhe pse janë përmbytur për të pestën herë. 

“Vijon të dëgjoj projekte për energjinë e parë ku janë premtimet para 8 viteve, keni parë një mulli me erë qoftë dhe 1 të vetëm, nuk na mbetet që tjetër ta krahasojmë me personazhin e Servantesit. Shqiptarët janë duruar të durojnë, por këtë fyerje që detyron të cojnë 2 gishta lart se janë përmbytur për të pestën herë dhe shkon një ministror injorant dhe i thotë do të kalojë. Ti thuash Shkodranëve mos u mërzitni ndërkohë që ske paraqitur projekte për thellimin e Bunës, më vjen keq që do përsëris vetën, por do them shprehjen e Koperfildit, të shfaq iluzivisht urën por urë nuk ka”, deklaroi Topi.