SHBA, 21 mars 2013- E kush tha se çuditë nuk ndodhin! Sepse të blesh një vazo tre dollarë e ta shesësh 2.2 milion është vërtet një çudi.
Një familje nga Nju Jorku ka blerë një vazo tre dollarë në vitin 2007, por ajo nuk e dinte se çfarë vlere kishte ajo vazo.
Duke e parë më tepër në shtëpi, shumë kohë pasi e kishin blerë, janë bërë kuriozë për vlerën e vërtetë të saj. Kështu e kanë marrë vazon dhe e për vlerësim tek ekspertët.
Ka rezultuar se ajo është një vazo 1 000 vjeçare kineze, e cila i përket Dinastisë Song. Kjo dinasti ka sunduar në Kinë nga viti 960 deri në 1279.
Vazoja e blerë 3 dollarë në një garazhë në Nju Jork, është shitur për më shumë se 2.2 milion dollarë në shtëpinë e ankandave Sotheby.





