MEKSIKE, 20 mars 2013 – Një vogëlushe 11 vjeçare është ndaluar nga policia, ndërsa po shiste drogë në Kankun, Meksikë. Sipas mediave lokale, të cilat i referohen policisë, 11 vjeçarja kishte në çantë një sasi të konsiderueshme marijuane dhe kraku.
“Jam e vetme, prindërit më kanë braktisur”,- mësohet të ketë thënë vogëlushja, e cila ka nënvizuar faktin se ‘punonte’ për një burrë, të cilit i dinte vetëm emrin.
Mediat lokale i kanë kushtuar vëmendje të veçantë këtij rasti, sepse është dëshmi e faktit se fëmijë të vegjël përdoren nga kartelet e drogës për shitjen e lëndëve narkotike.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





