LONDER, 20 mars 2013 – Mbretëresha Elisabetta II është shfaqur për herë të parë në publik pas problemeve me shëndetin, që ka pasur kohët e fundit. Mbretëresha, e shoqëruar nga princi Filip dhe nusja e nipit të saj Kate Middleton, mori pjesë në përvjetorin e 150 të metrosë “Tube”, metroja më e vjetër në botë.

Sovrania britanike u shtrua në spital më 3 mars, por në këtë shfaqje të parë në publik u duk në gjendje të mrë shëndetësore.

Pas problemeve me shëndetin mbretëresha u detyrua të anullonte shumë prej angazhimeve shoqërore, ndër të tjera edhe një vizitë zyrtare në Romë. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/