DOHA, 20 mars 2013 – Më 19 mars 2013 u zhvilluan konsultime politike midis ministrisë së punëve të jashtme të Katarit dhe asaj shqiptare, njofton e përditshmja në anglisht e Katarit “Gulf Times”.
Delegacionet kryesoheshin përkatësisht nga ndihmësi i Ministrit Punëve të Jashtme, Shkëlqesia e Tij Ali bin Fahad al-Haxhri dhe nga zëvendësministrja Edith Harxhi.
Bisedimet trajtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe një sërë çështjesh të tjera rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





