AFRIKE E JUGUT, 20 mars 2013– Liderja e opozitës së Afrikës së Jugut Helen Zille u lëndua nga sulmi i një miu të madh pranë rezidencës së saj në Cape Town, njoftimin lidhur me këtë ajo e postoi në llogarinë e saj në “Twitter”.
Mesazhi i opozitares shkaktoi një reagim të bujshëm në rrjet, disa përdoruesë shkruan madje se miu mund të jetë dërguar nga partia në pushtet – Kongresi Kombëtar Afrikan.
Sekretari për shtypi i lideres së opozitës më vonë shkroi në “Twitter” se në qoftë se minjtë kanë filluar të sulmojnë njerëzit në qytet, atëherë në vend ka vërtet "probleme serioze".
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





