Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Diplomatja amerikane shkruan në rrjete sociale, se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe.

“Takova kryetarin e PD-së, Lulzim Basha sot, njësoj siç jam takuar me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan Kim.