Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të dytë, pasi Leonita ka sjellë sot në jetë vajzën e dytë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet duke duke mbajtur të voglën në krahë dhe zbulon emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të.
“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.
Origjina e emrit Lanyea nuk është e njohur, por përdoret në mbarë botën. Thuhet se ky emër frymëzon gjallëri, këmbëngulje dhe bujari.





