Një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka shkuar paraditen e kësaj të shtune në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se ambasadorja Kim po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Kujtojmë se politika shqiptare sot ndodhet në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale, ndërsa nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.





