Gjendet një tjetër vend me para të fshehura nga ato të grabitura nga grupi i hajdutëve të parave të bankave në rrugën e Rinasit.
Tenxherja me valutë është gjetur nga Policia në Bathore këtë pasdite.
Ka dyshime se këto para i përkasin grabitjes së 9 Shkurtit 2017.
Nuk dihet ende shuma e parave në valutë që gjendjet në këtë enë, teksa pritet një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit.
“Ne Bathore ne afersi te baneses se Admir Çerpja eshte gjetur nje tenxhere me presion e groposur e mbushur me euro e paund”, thane burimet zyrtare.
Blutë vijojnë arrestimet në kuadër të operacionit “Patriot”, ku deri tani janë vënë në pranga 5 persona të dyshuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.





