Një 35-vjeçar nga Durrësi është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit.

Sipas policisë, shtetasi B.Sh. rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me 10 vite burg, për veprën penale “Mbajtje e sendeve të vjedhura“.