Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04.00, u dogjën, në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit, automjetet tip Audi, në pronësi të shtetasit A. K. dhe Fiat Panda, në pronësi të shtetases A. Ç. banues në Durrës.
Sipas policisë, automjetet kanë qenë të parkuara në momentin, kur kanë shpërthyer flakët.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë dhe nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti tip Audi është djegur si pasojë e një kontakti elektrik dhe mjeti tip Fiat Panda ka marrë flakë si pasojë e zjarrit të rënë tek mjeti i parë, pasi kanë qenë të parkuar pranë njëri- tjetrit.





