Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, i cili gjatë natës vidhte kasetofona në automjete.
Në pranga ka rënë shtetasi I. Daja 35 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi rezulton se në datë 15.02.2017, ora 22:00, në lagjen Nr.5 Durrës, ka vjedhur kasetofonin e mjetit tip Citroen, në pronësi të shtetasit D.H. 60 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin edhe të 5 vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga I.Daja, gjatë dy muajve të fundit.
Vjedhjet e kryera nga I. Daja
- 1. Më datë 19.01.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit A.A.
- 2. Më datë 10.02.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.5, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit A.B.
- 3. Më datë 11.02.2017, në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit A. C.
- 4. Më datë 11.02.2017, në lagjen Nr.1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetasit I.D.
- 5. Më datë 13.02.2017, në lagjen Nr.12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit në pronësi të shtetases M.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.





