Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar para pak minutash një 26-vjeçar nga qyteti bregdetar, i cili do të imbarkohej në traget, ndersa kishte fshehur ne trup 5 kg heroinë.

I riu nga Durrësi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, po tentonte të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.

Kur policia ka pikasur lëndën narkotike, të ndarë në 5 pako, 26-vjeçari ka tentuar të largohet, por është ndaluar dhe është shoqëruar me pranga në duar në komisariat.