Policia italiane ka arrestuar një shqiptar mbi të cilin rëndonte dënimi me 12 vite burg.
42-vjeçari Altin Merhori prej 13 vitesh në arrati jetonte në Piacenza ku dhe punonte si shofer kamioni për një kompani.
Ai ishte dënuar për vrasjen e një bashkëkombasi në Milano në vitin 2004 si dhe për masakrimin dhe fshehjen e trupit të tij.
Guardia di Finanza e ndaloi mbrëmjen e djeshme gjatë kohës që ngiste kamionin e tij për një kontroll rutinë, dhe si përfundim zbuluan se dokumentat ishin të rreme, raportojnë mediet italiane.
Kur u shoqërua në polici, falë shenjave të gishtërinjve, doli identiteti i vërtetë i Merhorit dhe krimit që kishte kryer.
Menjëherë autoritetet bastisën banesën e shqiptarit, ku gjetën 2.5 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë. 4
2-vjeçarit shqiptar iu gjetën dhe një sërë mallrash të vjedhura që arrinin vlerën dhjetëra mijëra euro.
Karabinierët gjithashtu sekuestruan dhe 2 pistoleta, 150 fishekë, 5 xhaketa antiplumb, patentë dhe pasaporta false.





