Një baba i shqetësuar për fatin e vajzës së tij i është drejtuar komisariatit të policisë në Durrës për të denoncuar largimin e 18-vjeçares nga shtëpia.

Shtetasi B.B., 48 vjeç, ka rrëfyer para efektivëve të policisë së vajza e tij 18-vjeçare rezultonte e larguar nga shtëpia dhe pavarësisht përpjekjeve të tij, ai nuk ka mundur dot ta gjejë.

Pas kanë marrë denoncimin e 48-vjeçarit, efektivët e policisë kanë nisur punën për gjetjen e kësaj shtetaseje.

Vlen të përmendet fakti se kohët e fundit, largimet nga shtëpia, kryesisht të vajzave, janë të shpeshta.

Në pjesën më të madhe të rasteve, policia e Durrësit ka mundur të lokalizojë shpejt vendndodhjen e tyre dhe t’i kthejë më pas në shtëpi.

Të gjitha deklarojnë pas gjetjes se janë larguar nga shtëpia me dëshirën e tyre.