Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi Kosovës me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë.

Në deklaratën e tij, kreu i opozitës shprehet se edhe kur ai të jetë kryeministër, dy vendet do të kenë si aspiratë të përbashkët integrimin në BE.

URIMI I BASHËS:

Sot ne vitin e nente te pavaresise se Kosoves, te dyten dite me te rendesishme te historise sone kombetare, dua te uroj nga zemra vellezerit dhe motrat e Kosoves. 

Nente vite te pavaresise se Kosoves nuk kane qene vite te lehta. Veshtiresi te shumta kane sfiduar udhen e saj drejt projektit te shtetformimit. 

Por pjekuria e durimi,forca e mencuria,besimi i pashtere te liria,respekti fisnik ndaj tipareve me te vyera kombetare me te cilat ju te dashur vellezer dhe motra keni perballuar keto sfida do te shkruhen ne faqen e krenarise sone kombetare. 

Te dashur vellezer e motra te Kosoves. Cdo sukses i juaji eshte sukses i yne,cdo hap i juaji perpara na rrit dhe ne,cdo dhimbje lendon njesoj. 
Rruga qe kemi perpara eshte ende e mbushur me sfida. Realizimi i aspirates tone kerkon ende sprova e pas cdo sprove rritet qartesia dhe vizioni se jemi ne rrugen dhe anen e drejte te historise. 

Ne kete dite te pervjetorit te nente te pavaresise me lejoni qe bashke me urimet e gezimin te ndaj me ju nje premtim, se cdo ore, cdo dite e jetes dhe e punes time, sot ne krye te opozites e neser ne krye te qeverisjes se vendit, Kosova dhe aspirata jone e perbashket drejt integrimit do te jete misioni yne i madh, busulla orientuese me e qarte, energjia qe do te ushqeje cdo hap tonin perpara.

Ne do te jemi bashke ne kete rrugetim, se bashku do tia dalim. 

Gezuar Diten e Pavaresise Kosove!​