Sekuestrohen mbi 1 ton kanabis në Kakavijë. Sasia e kanabisit ishte vendosur në një kamion frigoriferik me targa shqiptare, ndërsa drejtuesi është arratisur.

Mësohet se kanabisi është sekuestruar gjatë natës në pjesën greke të kufirit, pasi kishte kaluar kontrollin në doganën shqiptare.

Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në kufirin mes dy vendeve, ndërsa zbulimi është bërë rastësisht, pasi doganieri kërkoi një kontroll rutinë. Në momentin që nisi kontrolli i kamionit, shoferi u arratis duke u fshehur në kufirin e gjelbër drejt Shqipërisë.

Policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare kanë nisur operacionin për arrestimin e shoferit që po transportonte kanabisin.