Dy ditë më parë, DurrësLajm raportoi për dy konflikte për motive të dobëta, në lagjen nr.15 dhe nr.18, ku personat e përfshirë në to kishin arritur të përdornin grushtet kundër njëri-tjetrit.
Fenomeni përsëritet sërish në lagjen nr.18 dhe në periferi të Shijakut.
Duket se rritja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka ndikuar edhe në gjaknxehtësinë e njerëzve.
Policia e Durrësit njofton se në lagjen nr.18, dy adoleshentë Xh.Ç dhe S.Ç., përkatësisht 18 dhe 17 vjeç kanë goditur me grushte njëri – tjetrin.
Ndërsa në fshatin Qerret, Shijak shtetasi A.D. 33 vjeç ka goditur me grusht bashkëfshatarin e tij, 40-vjeçarin D.H.
Për të tre këta shtetas janë referuar çështjet në Prokurori.





