Blerim Hajdarmataj, 24 vjeç, me banim në Sunrise Avenue, Chelmsford është dënuar me 8 vite burg për abuzim seksual ndaj një adoleshenteje.
Ai doli para gjykatës së Chelmsford Crown shtatorin e vitit 2016 dhe u largua nga vendi ndërkohë që çështja vazhdonte të ishte e hapur.
Gjatë mungesës së tij gjykata e deklaroi fajtor për krimin e kryer dhe Hajdarmataj u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Ai u lokalizua në Kosovë 2 javë më parë dhe u soll në Mbretërinë e Bashkuar të premten, ku u dënua me 8 vite burg.
Shqiptari kishte qerasur me një pije një 18-vjeçare në klubin Chelmsford në datën 3 shtator të vitit 2014 dhe më pas vajza ishte zgjuar në dhomën e tij.
E vetmja gjë që ajo mbante mend ishte se nuk kishte pranuar të shkonte në apartamentin e tij.
Ajo ishte e zhveshur dhe kishte shenja kafshimi kudo në trup.
Viktima nga Hornchurch, kishte dalë menjëherë në rrugë duke i bërë shenjë një motoçiklisti për ndihmë, ndërkohë që 24-vjeçari e kishte kuptuar që ajo ishte larguar dhe kishte filluar ta ndiqte.
Adoleshentja kishte lajmëruar më pas policinë dhe shqiptari e gjeti veten nën pranga.





