Nga një operacion antidrogë në Gjirokastër është sekuestruar një sasi prej 7.2 kg dhe ka rënë në pranga përdoruesi. Policia ka arrestuar shtetasin Florian Spore, 20 vjeç. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë
“Me datë 16.02.2017 në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare në mjetin tip “Benz”, me targa AA024HI që drejtohej prej tij u gjetën 12 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 7.2 kg”.





