Shoqëria Civile ka fituar betejën e saj të parë për pezullimin e punimeve në sheshin “Veliera” në Durrës. Përfaqësuesit e shoqërisë civile u shprehën mjaft të kënaqur me vendimin e sotëm të Gjykatës Administrative Durrës që vendosin pezullimin e punimeve në gjysëm e sheshit, në pjesën që fillon nga Torra Veneciane e deri në pallatin shumëkatësh, pranë të cilit janë zbuluar edhe objektet historike të periudhës osmane.

“Është hera e parë që gjykata mori një vendim të drejtë dhe të pavarur” – tha Sazan Guri pas përfundimit të seancës.

“Një fitore si e Pirros, por populli thotë ‘Fillimi i mbarë, gjysma e punës’” tha gazetari Aulon Kalaja.

Anëtarët e Shoqërisë Civile vlerësuan faktin se gjykata u shpreh e paanshme në vendimin e saj, duke treguar në këtë rast integritet profesional.