Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, njëherësh kreu i LSI-së në Durrës, ka reaguar në Facebook për largimin e papritur nga jeta të Genc Alizotit, ish-drejtorit të Hekurudhës dhe njëkohësisht anëtar i LSI-së që në ditët e para të formimit të kësaj force politike.
“I shtrenjti miku im dhe miku i durrsakëve” thotë ndër të tjera Koka, i cili shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Alizotit.
“Do na mungosh të gjithëve Genc!” e mbyll statusin e tij Koka, në këtë lamtumirë të fundit për mikun e tij, që u nda nga jeta gjatë ditës së sotme nga një atak kardiak.
Statusi i Lefter Kokës
I shtrenjti miku im e miku i durrsakëve Genc Alizoti!
Do të kujtohesh si një qytetar i denjë dhe njeri i shkëlqyer nga të gjithë ne. Në çdo ditë të jetës tënde i dhe energjinë, mendjen dhe shpirtin, qytetit tënd Durrësit.
E dhimbshme ikja jote e parakohshme, por Zoti të desh pranë tij!
Të qoftë dheu i lehtë!
Do na mungosh të gjithëve Genc!





