Gjykata Administrative e Durrësit ka urdhëruar pezullimin e punimeve në sheshin “Veliera”, aty ku janë gjetur rrënojat e godinës që mendohet të jetë e periudhës osmane.
Punimet janë ndërprerë që prej 4 shkurtit, kur dolën rrënojat e para.
Prokuroria po heton në lidhje me procedurat e ndjekura në këtë rast.
“Është hera e parë që gjykata mori një vendim të drejtë dhe të pavarur” – tha Sazan Guri pas përfundimit të seancës.
Vendimi ka ardhur pas kërkesës së shoqërisë civile që ka paditur Bashkinë. Ndërkohë, punimet priteshin të rifillonin sot pas një pezullimi disa ditor.
Ndërkohë, ato do të vazhdojnë më poshtë, përballë hyrjes së portit.





