Një adoleshente nga Gjirokastra që ishte larguar nga shtëpia pa lajmëruar askënd, është gjetur në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur gjetjen e shtetases K.G. 17 vjeçe.

Policia thotë se ajo ishte larguar nga banesa e saj më 12 shkurt, për t’u gjetur pas 4 ditësh në qytetin bregdetar.

Për veprime të mëtejshme 17-vjeçarja iu dorëzua efektivëve të Policisë Gjirokastër.