Gugash Magani ka shijuar përmbysjen ndaj Vllaznisë dhe kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Teutës mendon se të tijtë e merituan, dominuan lojën dhe nuk përparuan më tej në këtë kompeticion nga vendimet e arbitrit, teksa Enea Jorgji është kontestuar fuqishëm nga klubi shkodran: “Aksioni i golit të dytë nuk është faull, pasi dora e lojtarit tonë është e ngjitur me trupin. Sa për penalltinë, mendoj se është çështje interpretimi. Edhe rasti i Prognit është çështje interpretimi nga gjyqtari. Mendoj se ka kontakt, por edhe mund të mos jepej. Gjithsesi, gjyqtari nuk ndikoi në rezultat, pasi ne ishim superiorë ndaj kundërshtarit. E respektoj mendimin e kolegut tim, sikurse edhe Vllazninë".
"Vetëm një skuadër kualifikohet, për fat ia dolëm ne. Patëm më shumë raste se Vllaznia dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët. E merituam kualifikimin. Është një sukses i rëndësishëm, që na jep motivim për t’u ngjitur edhe në kampionat, pasi jemi shumë keq. Asnjëherë nuk jam marrë me gjyqtarët. Nuk u mora as vjet, kur në Kukës u eliminuam në gjysmëfinale nga një gol fantazmë. Edhe gjyqtarët janë njerëz dhe gabojnë, sikurse lojtarët. Tani kthehemi te kampionati. Për Flamurtarin do të mendojmë nga e enjtja. Është ndeshje e rëndësishme, pasi jemi në situatë kritike të dyja palët. Kryesore për ne mbetet mbijetesa në Superiore”-shoti më tej ai.