Autobusi i linjës së Linzës ka përplasur këtë mëngjes një qytetar, i cili po lëvizte me biçikletë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Oxhaku” dhe në vend janë mbledhur shumë njerëz.
Qytetarët të frikësuar kanë dalë nga urbani për t’i dhënë zotërisë ndihmën e parë. Raportuesit në vendngjarje kanë thënë për “JOQ”, se nuk e dinë si është gjendja e tij, pasi është rrethuar nga turma njerëzish që bërtasin.
Ajo çfarë vihet re dhe konfirmohet edhe nga qytetarët është biçikleta, e cila ka përfunduar nën gomat e urbanit.





