Një histori dhune dhe keqtrajtimesh. Një grua që dhunohej dhe një burrë që dhunonte.

Kjo është historia e një familjeje shqiptare që jeton prej vitesh në Savona, Itali. Burri dhunues është arrestuar nga karabinierët pas episodit të ri të dhunës ndaj bashkëshortes.

Mediet italiane bëjnë të ditur se 46-vjeçari K.S është arrestuar, pasi akuzohet edhe për plagosjen e kunatit.

Pas rrahjes së fundit nga i shoqi, gruaja rendi të kërkonte ndihmë tek i vëllai.

Ky i fundit shkoi së bashku me motrën e tij, mbesën dhe të fejuarin e kësaj të fundit dhe tentoi të frikësonte kunatin e tij me një thikë.

Por 46-vjeçari ndërsa po tentonte t’i hiqte armën e ftohtë nga dora e plagosi vëllanë e gruas së vet.

Pas këtij episodi, burri dhunues u largua me makinë, por u ndalua pak më vonë nga policia.