Soni Malaj dhe Flori Mumajesi bëhen sërisht bashkë që nga ndarja e tyre pas festivalit të Këngës Magjike dhe mesa duket është përsëri ky festival që do t’i bashkojë.
Më saktë, Soni do marrë pjesë këtë vit në festivalin e Këngës Magjike me një projekt që i është propozuar nga djemtë e “Three dots”.
“Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots. Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”- tregoi Soni për produksionin e spektaklit.





