Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, në lagjen “Mark Luka”. Pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të një lokali plot me klientë.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar. Policia shkoi në vendngjarje dhe arrestoi shtetasin Arjan Gjeta.
Ai mësohet se ka patur konflikte me shtetasin E.P. 26 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në lokal ku ndodheshin edhe klientë te tjerë dhe është larguar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të njofimit të marrë dhe si rezultat i vlerësimit të ngjarjes, në kohë rekord bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, lokalizimin e tij dhe arrestimin në flagrancë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjet 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe muncioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.





