Një tjetër aksident ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës.
Një automjet ka përfunduar në një kanal në vendin ku po ndërtohet ByPass-i në aksin Levan-Vlorë.
Në automjet ndodheshin dy persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë mjekim.
Në vendngjarje mungon sinjalistika për punimet në rrugë, duke u bërë potencial për aksidente. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.





