Një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Mësohet se i riu kishte dalë me leje nga burgu dhe do të kthehej mbrëmjen e sotme sërish në qeli. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vashtëmi të Korçës. Mësohet se S.Cenolliu ishte arrestuar për transportim të armëve luftarake dhe për këtë ishte dënuar me 6 vite burg heqje lirie.

Atij i kishin mbetur edhe dy vite burg për të shlyer dënimin. Ishin familjarët ata që e gjetën të riun të vetëvarur në banesë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shkaqeve që e çuan 26-vjeçarin drejt vetëvrasjes.