Shuma tjetër e parave që u gjetën gjatë natës në Vlorë në vijim të operacionit “Patrioti”, ishin fshehur në një ambient të jashtëm të groposura në dy tenxhere me presion. Ato ishin të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.

Nga burimet policore, mësohet se tenxheret me presion, para se të groposeshin në tokë, ishin mbështjellë me qese ndërsa tufa e kartëmonedhave ishin mbështjellë me gazeta.

Operacioni ka vijuar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe në disa qarqe. Kontrolle janë bërë në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.

Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

Deri tani janë arrestuar 4 persona ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen edhe për grabitjen e ndodhur në dhjetor 2015 po në rrugën drejt Aeroportit “Nënë Tereza”

Të arrestuarit:

Fation Xhyliu 
Ditjon Memlika
Neim Avdulaj
Ernest Kupa

Në kërkim:

M.A., dhe Ç.A.