Gjashtë persona janë arrestuar, pasi dyshohet se i merrnin qytetarëve shuma nga 3 mijë deri në 15 mijë lekë për kolaudimin e makinave.

Operacioni i koduar “Kolaudimi” i zhvilluar në bashkëpunim me Njësin Task Forcë, të Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës Parë Tiranë pas një pune disa mujore vuri në pranga këta 6 persona:

1-Bashkim RRAPI, 47 vjeç, banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.

2-Agim BUDLLA, vjeç 45 ,banues në njesia Administrative Prezë, Bashkia Vorë.

3-Alban SALA, 42 vjeç banues në Tiranë.

4-Fatmir RRAPI, 31 vjeç, banues në Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.

5-Avni BUDLLA, 26 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në fshatin Ahmetaq, njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë – Tiranë.

6-Eduart BUDLLA, 26 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në fshatin Ahmetaq, njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë – Tiranë.

“Arrestimi i këtytre shtetasve u bë për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të pa ligjshëm i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245/1 e 25 i K.Penal. Pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë përfituar shuma të ndryshme nga qytetarët që varionin nga 3.000 deri në 15.000 lekë të rinj për kolaudimin e automjeteve të tyre pranë pikës kolaudimit Fushë – Prezë, Tiranë”,sqaron policia.

U sekuestruan:

Në cilësinë e provës u sekuestruan 1 automjet, konkretisht automjeti “Mercedez Benz” me targa AA 305 BO, si dhe disa dokumente të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.