17-vjeçarja R.H., banuese në Durrës ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar medikamente.

Kanë qenë familjarët e saj që e kanë gjetur vajzën në gjendje të rëndë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht, pas ndihmës së marrë, adoleshentja është larguar për në shtëpi.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun që e shtyu vajzën e re drejt tentativës ekstreme.