Me dhjetëra automjete me flamujt e Partisë Socialiste janë nisur në drejtim të stadiumit “Niko Dovana”, ku në orën 17.00 është lajmëruar se do të mbahet mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Pamjet që sjell “DurrësLajm” tregojnë vargun e gjatë të automjeteve në rrugën “Egnatia”.
Vetë kryeministri Rama e ka njoftuar mitingun përmbyllës përmes një videoje në rrjete sociale, ku tregon si është transformuar fusha e stadiumit për të pritur pjesëmarrësit, ku dominojnë flamujt kuq e zi.
“Pas pak, 17.00, në Durrës për 8 mandatet e fitores dhe mbështetjen kuptimplotë që populli i Durrësit do t’i japë planit të transformimit ekonomik e social në Mandatin e Tretë, ku Porti i Ri Turistik, më i madhi në Mesdhe, do të jetë kartvizita e Shqipërisë kampione e Ballkanit në turizëm”, – shkruan Rama.