Kapet 41-vjeçari nga Durrësi, Martin Haxhija, i shpallur në kërkim për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”.

Ky person akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15 vjeçe, shtetasen G.Gj., të cilën e ka detyruar më anë të dhunës psikologjike, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë.

Haxhija ishte shpallur në kërkim më 5 prill të këtij viti nga policia e Lezhës dhe për veprime të mëtejshme, iu dorëzua efektivëve të po këtij komisariati.