Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me deklaratën e kandidatit demokrat në Dibër, Xhelal Mziu se çdo person i dyshimtë do e pësojë njësoj si ai i Elbasanit.
Kim shkruan në rrjete sociale se një rast tjetër si i Elbasanit nuk duhet të përsëritet kurrësesi.
REAGIMI I AMBASADORES
Më vjen mirë të shohë ndjesën e qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë logon e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – e kaluara e shëmtuar që të gjithë ne duhet ta refuzojmë
Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë këtë vend larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë.





