Gjatë mbylljes së fushatës elektorale, kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë të shokuese.
Mziu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë çdo rast të tentativës së blerjes së votës, ndërsa paralajmëron fundin për ata që tentojnë të korruptojnë.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, tha ai.
Deklarata e Mziut vjen dy ditë pas shkëmbimit të zjarrit në Elbasan, ku militantët e Partisë Socialiste u konfliktuan me anëtarët e Strukturës së Mbrojtjen e Votës të PD-së, nga ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.





